E frikshme! Shkëmbi bie mbi një shtëpi në Përmet dhe zë poshtë 25 vjeçarin

Një operacion shpëtimi është kryer mëngjesin e sotëm, në ndihmë të një 25-vjeçari në fshatin Çarshovë të Përmetit, i cili ka mbetur i bllokuar nga një masë shkëmbore.

Masivi shkëmbor i bllokoi gjymtyrët e poshtme shtetasit Dhimitër Vangjeli, i cili ishte duke fjetur në krevatin e tij në këtë banesë.

Pamjet “e frikshme” të shkëmbit që ka rënë në cepin e shtëpisë, janë shpërndarë nga policia.

E frikshme, shkëmbi bie papritur mbi një shtëpi në

Shërbimet e policies dhe zjarrfikësit lokalë bënë të mundur nxjerrjen e 25-vjeçarit dhe transportimin e tij drejt spitalit të Përmetit.

Sipas burimeve nga strukturat e emergjencave, 25-vjeçari ka fraktura në këmbë dhe i është dhënë ndihma e parë mjekësore

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *