E lanë 63 vjeçarin të vdiste i vetëm në konviktin e Korçës, nis hetimi për spitalin

Në 5 Prill 2022 emisioni investigativ “Stop” ishte në Korçë në ish-konviktin e ndërtimit, ku ishin strehuar familje të pastreha dhe jetimë. Mes tyre banonte edhe një 63-vjeçar i vetmuar, Beqir Andrea, i cili për shkak të gangrenës kishte prerë një këmbë.

Pasi e mbajtën 1 muaj në spital, e kthyen në godinën e konviktit pa njeri që të kujdesej për të. Fatkeqësisht i sëmuri ndërroi jetë.

5 PRILL 2022:

Banori: Unë i jam drejtuar emisionit “Stop” sepse pikërisht këtu në kat të parë jeton një person. Para një jave i kanë bërë operacion këmbën, i kanë prerë këmbën. Nuk e mbajtën në spital, e sollën këtu. Ai ka akoma tubat në bark, është shumë i sëmurë.

Gazetarja: Sa vjeç është personi?

Banori: Ai është rreth 65 vjeç.

Gazetarja: Me kë jeton?

Banori: Ai nuk ka njeri, jeton vetëm. Nuk ka kush të kujdeset për të. Këto ditë unë e kam ndihmuar. Kjo zonja…

Banorja: Ka qenë i sëmurë, kanë ardhur 2-3 herë ambulancat. Ka shkuar në spital, ka hyrë, ka dalë…

Gazetarja: Çfarë sëmundjeje ka?

Banorja: Nuk e kam idenë.

Banori: Gangrenë në këmbë.

Gazetarja: Dhe për këtë arsye…

Banorja: Ia kanë prerë një këmbë. Në ditën që e sollën këtu, iu kam thënë mjekëve që e sollën këtu që ai nuk ka njeri, si e sollët këtu?! Ai do të vdesë pa njeri.

Banori: Ky nuk flet dot Odeta është shumë i sëmurë, siç e shikon dhe vetë. Të ta tregoj dhe plagët. Kjo këtu është plaga, siç e shikoni dhe vetë këmbën e prerë. Shikoni si i është bërë këmba. Shikoje ambientin, flet vetë. Nuk kam se çfarë të shpjegoj më shumë. Ne jemi kujdesur, kjo zonja këtu. Nuk ka njeri fare, prandaj iu drejtuam dhe emisionit “Stop” që të shikonit se çfarë mund të bëhet, të sistemohet dhe ky se është gjynah se është njeri dhe ai.

Në një komunikim me drejtorin e spitalit Korçë, Litian Broka, ky i fundit dërgoi ekipin mjekësor për ta çuar sërish në spital për 10-15 ditë, varësisht nga gjendja e tij shëndetësore.

Drejtori Litian Broka: Patjetër të dërgojmë ashtu, do ta marrim ta rishikojmë gjendjen. Do të merret patjetër kshu, meqënëse juve keni parë dhe e shikoni, që është gjendje e vështirë dhe do mbarojë mjekimi, siç e do protokolli. 10 ditë, 15 ditë, kur të shërohet! Ju lutem ndihmojeni!

Për situatën kritike të 63-vjeçarit, gazetarja e “Stop” foli edhe me drejtoreshën e Shërbimit Social Korçë, e cila premtoi strehimin në një qendër rezidenciale.

Drejtoresha Marjana Jorgji: Po, po, po! Nuk është normale, që t’i shërbejë vetes, por ka nevojë për shërbim! Atëherë folëm në Qendrën Rezidenciale e Aftësisë së Kufizuar, që kemi këtu në Korcë dhe në momentin, që zotëria do të plotësojë ditët në spital, ne do ta shoqërojmë dhe do ta çojmë atje, meqënëse ka dhe infermieri dhe shërbim për kujdes.

Por fatkeqësisht i sëmuri ndërroi jetë, megjithëse emisioni “Stop” kishte organizuar gjithë sistemimin e tij.

Qytetari: Shkova në spital, që të interesohesha, dhe më thanë, që ka vdekur.

Drejtori Litian Broka: Sapo e sollët juve, doktorët e shtruan direkt në reanimacion, në pavion te urgjenca dhe i doli me insuficensë renale akute. Probleme me veshkat, s’punonin. Edhe gangrena e këmbës tjetër, dhe probleme me mëlçinë, p.sh iu bënë multi sëmundje, multi patologjike.

“Stop” iu drejtua Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për t’i dorëzuar një kallëzim, duke kërkuar fillimin e hetimeve për Shërbimin Social si dhe stafin mjekësor për mjekim të pakujdesshëm.

12 PRILL 2022:

Gazetarja: Përshëndetje. Jam Odeta, gazetare nga emisioni “Stop”. Kam sjellë një kallëzim, ta dorëzoj tek protokolli i sekretares, 189.

Në Janar 2023, emisionit investigativ “Stop” i ka ardhur një përgjigjie, ku thuhet se ka nisur hetimi për këtë rast, një hetim i drejtuar nga Prokurori Olgert Eminaj./tvklan.al

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *