E mbani mend Marsida Qatjan? 33 vjeçarja nga Kavaja arrestohet për drogë

Marsida Qatja, 33 vjeçarja e shpallur në kërkim dhe e dënuar me dy vite burg, për veprën penale ”Përshtatja e banesës për përdorim droge” ka rënë në prangat e Policisë.

Në vitin 2019 Qatja kishte përshatur banesën e saj për përdorim droge, një ambient në të cilin më 10 tetor 2019 u ekzekutua Dritan Haxholli nga ish-shefi i sigurisë së brendshme në burgun e Durrësit, Bledar Toçi.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë ndodhi në Kavajë në 10 tetor 2019. Ish-punonjësi i Gardës dhe ish-zyrtari i burgjeve Bledar Toçi ishte në banesën e Marsida Qatjes në Kavajë mbrëmjen e atij tetori. Më herët u tha se Qatja kishte një lidhje me Dritan Haxhollin.

Ky i fundit shkoi në banesë atë mbrëmje dhe u përplas me armë me Bledar Toçin nga ku mbeti i vdekur, ndërsa ish-zyrtari i burgjeve i plagosur.

Në banesë u gjet një tavëll ku dyshohej se ishte pirë kokainë nga Toçi dhe Qatja dhe një miku i tyre. Fillimisht kjo vrasje u raportua si krim pasioni, mirëpo më pas rezultoi mes Bledar Toçit dhe Dritan Haxhollit dyshohet se ka pasur konflikte të hershme për pazaret e drogës.

Në telefonin e të dyve Prokuroria gjeti mesazhe, ku Dritan Haxholli e kërcënonte Toçin, duke i kërkuar para. Haxholli ishte një konsumator lëndësh narkotike dhe Prokuroria ka dyshime se mes të dyve mund të ketë pasur konflikte edhe për drogë. Në telefonin e Haxhollit Prokuroria ka gjetur komunikime dhe kërcënime edhe me persona të tjerë në Kavajë dhe biznesmenë, të cilëve u kërkonte para.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *