Është zbardhur dëshmia e të ëmës dhe gjyshit të 13-vjeçares nga fshati Hoçisht i Devollit, e cila është ngacmuar seksualisht nga bashkëfshatari i saj, 64-vjeçari Zenel Rushitaj, i cili u arrestua nga Policia. Autoritetet dyshojnë se ky i fundit dhe ka abuzuar seksualisht me vajzën minorene, teksa pritet përgjigjia e kontrollit mjekësor.
E ëma e minores, në një prononcim për Euronews Albania ka treguar se 13-vjeçarja u është rrëfyer, pasi i kanë kapur mesazheve qnë telefonin e gjyshit, me të cilën minorenia dyshohet se komunikonte me Zenel Rushitajn.
Vazja i ka rrëfyer të ëmës se 64-vjeçarja disa muaj më parë e kishte kërcënuar se do t’i vriste babanë, nëse ajo do të tregonte për ngacmimet. Të ëmës, 13-vjeçarja i ka mohuar se është abuzuar seksualisht nga i moshuari, por se vetëm e ka prekur me dorë. Nëna e 13-vjeçares ka thënë se Zenel Rushitja e merrte vajzën jashtë fshatit dhe e gënjente duke i dhënë lekë.
“Siç më tregoi vajza, kohë më parë e kishte kërcënuar dhe i kishte thënë që po të tregonte për ngacmimet do t’i vriste babanë. Ja ka thënë muaj më përpara. Vajza më tha që atë që mendoni ju nuk ka ndodhur. S’më ka bërë gjë, më ka bërë gjëra të tjera. Më ka prekur me dorë. E njohim si bashkëfshatar, nuk kishim hyrje-dalje. Ka dy ditë vajza që më tregoi pasi kapëm mesazhet që ai dërgonte në telefonin e gjyshit. Ne e pame kur i ra telefoni para 2-3 ditësh, e pa kunata por nuk tregoi se kishte burrin atje. I ra 2 herë në telefon, por ne nuk folëm. E merrte jashtë fshatit vajzën, e gënjente, i jepte lek”, tha nëna e të miturës.