Një mësuese 26-vjeçare u shpëtua nga një ndërtesë e shembur më shumë se 200 orë pas tërmetit në Turqi. Ajo u gjet nga ekipet e shpëtimit në një ndërtesë gjashtëkatëshe, ku shumë vullnetarë punuan me kujdes, por shpejt për ta hequr atë nga betoni në kryeqytetin e Hatay, Antakya.
Zëvendës shefi i Spitalit të Qytetit Adana, Nursah Keskin, tha:
“Ajo mund të vuajë nga dëmtimi i indeve për shkak të urisë dhe etjes. Pacientët tanë ka shumë të ngjarë të vuajnë nga dështimi i veshkave dhe kjo është arsyeja pse ne do të duhet ta monitorojmë atë në njësinë e kujdesit intensiv.”
Por kjo nuk është e vetmja mrekulli që ndodh në këtë spital. Birce tetë muajshe, e cila ra nga pesë kate, është gjallë dhe po shërohet me nënën e saj Nilay pranë. Doktori tha se foshnja kishte të thyer njërën këmbë, por që shumë shpejt do t’i rikuperohet.