E përfshinë emrin e tij në vrasjen e Liridonës, Behgjet Pacolli reagon ashpër: Skizofrenë që shfrytëzojnë tragjedinë

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, në një postim në Facebook ka shkruar se po sheh “disa insinuata të individëve me sjellje skizofrenike që përdorin tragjedi si kjo e Liridonës për të tërhequr vëmendjen e publikut dhe për të përvetësuar ndonjë pëlqim (like) në platformat mediatike”.

Pacolli përmes një postimi në “Facebook” i ka quajtur analistët politik “skizofren”, duke thënë se po tentojnë ta dëmtojnë imazhin e tij.

Ai shkroi se është e rëndësishme që të ekspozohen dhe kundërshtohen deklaratat e paqëndrueshme, pa fakte dhe të pasakta të disa “debutuesve” apo “analistëve” që sipas tij njollosin imazhin dhe reputacionin e tjerëve.

“Nga largësia, vërej disa insinuata të individëve me sjellje skizofrenike që shfrytëzojnë tragjeditë si ajo e Liridonës për të tërhequr vëmendjen në platformat mediatike dhe krijuar ndonjë “imazh”. Është kritike të dallohen dhe kundërshtohen deklaratat e paqëndrueshme dhe pa fakte të disa “debatuesve” apo “analistëve” që njollosin imazhin dhe reputacionin e të tjerëve vetëm për të përfituar vëmendjen publike. Kjo ndihmon në ngritjen e nivelit të bisedës dhe transparencës së informacionit për publikun, duke theksuar seriozitetin e mediave. Për të sqaruar publikun, po ndjek një rrugë të gjatë dhe të planifikuar prej 6 muajsh, që më ka penguar të marr pjesë në varrim (gjë për të cilën janë kujdesur vëllezërit, familja dhe bashkëpunëtorët e mi)”, shkruan Behgjet Pacolli.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *