Rahime Dardha, 81 vjeç, është dhunuar barbarisht nga dy të rinj, 25 dhe 19 vjeç. Ata bënë planin gjakftohtë për të vjedhur në banesën e fqinjës së moshuar, tre ditë më parë, duke e ditur që 81-vjeçarja Rahime Dardha është e vetme. Adrian Balla dhe Gentian Keçi i hynë në banesë në fshatin Shën e Premte, Divjakë dhe i vodhën me dhunë bizhuteritë e floririt.
Deputeti socialist i zonës Erjon Braçe thotë se autorët e kanë dhunuar barbarisht të moshuarën, e cila u ka rezistuar grabitësve.
“Të dy grabitësit horra janë nga i njëjti fshat, më turp nuk ka. Te dish sa vjeç është, te dish qe është e vetme dhe e pambrojtur dhe ta dhunosh kështu, nuk ka ndodhur kurrë me pare, kurrë ne atë fshat! Mezi pres që fshati të reflektojë ndaj një barbarie të tillë!”, shkruan Braçe.
E moshuara ka denoncuar se hajdutët i morën me dhunë bizhuteritë që kishte në banesë dhe policia arriti të zbulojë se ishin bashkëfshatarë të saj.
Nga hetimet rezultoi se të arrestuarit, Adrian Balla, 25 vjeç, dhe Gentian Keçi, 19 vjeç, janë autorë dhe të 4 vjedhjeve të tjera, të kryera në banesa aktualisht të pabanuara gjatë 2 javëve të fundit. Blutë e Divjakës i sekuestruan bizhuteritë e floririt, pajisje elektro-shtëpiake dhe produkte të tjera, të vjedhura prej tyre.
“Unë isha vetëm fare në shtëpi, ishte ora rreth 12:30, shkova në tualet dhe kur u ktheva për të hyrë në dhomën e gjumit vura re që dera ishte hapur. Mendova se mos është hapur nga era, mbylla derën dhe kur u ktheva për te dhoma e gjumit ai më erdhi nga mbrapa. Më kapën nga mbrapa dhe më shtrinë përmbys në dysheme.
Pastaj torturë. Ishte me kapuç, vetëm një ishte dhe nuk më thanë asgjë. Nuk më pyetën për asnjë. Më vuri këmbët te mesi dhe më tërhiqte nga koka e qafa. Isha fillikat e vetme në shtëpi. Pastaj ai më futi gishtat në gojë dhe unë e shtrëngova edhe pse nuk i kisha dhëmbët, në atë moment ai më lëshoi. Por gjaku im rridhte rrëke, nuk ndjeja asnjë dhimbje. Kur më lëshoi, doli jashtë.
Në atë moment thash o Zot i madh çfarë i kam bërë se nuk tha as se çfarë donte dhe nuk mori asgjë. Pasi iku ai, unë fillova të laj gjakun, mora telefonin dhe mora komshiun. Ata erdhën dhe më gjetën të larë në gjak, kam vuajtur shumë. Më pas ikëm në spital. Unë kërkoj nga shteti drejtësi, të dhunohet një plakë 70 vjeç, nuk bëhet kjo. Këtë nuk e bën as armiku. Unë them të dënohem rëndë.