Mesditën e sotme një 39-vjeçar, u gjet pa shenja jete brenda në një automjeti tip “Volkswagen” të parkuar anash rrugës, në fshatin Duallas të Fierit. Mësohet se identiteti i viktimës është Julian Balliu.
Sipas verifikime të para nga ana e policisë dyshohet se ai ka vrarë veten, por banorët e zonës shprehen se ata e kanë para makinën që është parkuar, por nuk kanë dëgjuar asnjë krismë arme.
Ata pohojnë se zona e tyre është mjaft e qetë dhe deri në orën 08:00 të mëngjesit nuk kanë parë asnjë makinë, duke shtuar më pas se në orën 08:30 automjeti është parë i parkuar, por nuk kanë dëgjuar asnjë krismë arme.
“Unë për hesap timin, që kam shpinë këtu, jam habitur kur kam parë policinë këtu, çfarë është bërë. Madje në orën 08:30 e kam parë makinën, se këtu vijnë edhe për gjueti dhe nuk u interesova. Zona është shumë e qetë. Kam magazinën atje matanë dhe kurrë nuk pasur vjedhje. Të gjithë rrimë të qetë, se nuk ka as vjedhje as vrasje. Këto vrasje mund të vijnë nga larg për të fshehur gjurmët ” tha një prej banorëve.