Gjendet një i ri i pajetë në rrugën e fshatit Mbyet në Fier. Paraprakisht mësohet se shtetasi i identifikuar si Ervis Myrtaj, 34 vjeç, punonjës në Bashkinë Fier është gjetur i pajetë nga kalimtarët në anë të rrugës.
Dyshimet e para janë që i riu ka ndërruar jetë si pasojë e shkaqeve natyrore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Fier/Informacion paraprak:
Më datë 08.02.2023, rreth orës 17:30, në fshatin Mbyet, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale (infarkt), shtetasi E. M., 34 vjeç, banues në Kreshpan, punonjës në Bashkinë Fier.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.