Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Korçë.
Bëhet me dije nga burimet për mediat se një 14- vjeçar nga Korça ka mbërritur në spitalin rajonal të Korçës me fraktura të rënda në kafkë. Mësohet se i mituri është konfliktuar me persona të tjerë, të cilët e kanë goditur me sende të forta në kokë duke e dëmtuar rëndë.
Burime nga spitali bëjnë me dije se 14 vjecari ndodhet në reaminacion dhe pritet të dërgohet drejt kryeqytetit për mjekim të specializuar. Policia e konfirmon rastin.