E rëndë në Korçë, i moshuari qëllohet me sende të forta në kokë, autori dyshohet se është i afërm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një 81-vjeçar u paraqit në spital me plagë të rënda në kokë.

Në fillim dyshohej se i moshuari ka rënë pre e një grabitje, ku hajdutët e kanë goditur me sende të forta në kokë. Por policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar as dera e banesës dhe as dritaret e saj, nuk janë të dëmtuara. Nga këqyrja e banesës, si dhe nga sendet dhe provat e gjetura dyshohet se 81-vjeçari mund të jetë konfliktuar me ndonjë person që e ka patur në banesë.

Sipas korrespondentes së Top Channel, në banesë janë gjetur pije alkoolike mbi tavolinë, çka sjell dyshimet që kanë qene duke konsumuar alkool dhe në gjendje të dehur mund të jenë konfliktuar. Ka dyshime që dhe autori të jetë plagosur pasi ka ecur anës pallatit ngjitur, ku ka lëne gjurme gjaku, por ende nuk është identifikuar.

Gjendja e rëndë e të moshuarit 81-vjeçar e bën të pamundur marrjen e tij në pyetje.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *