E rëndë në Kosovë, djali i pret kokën nënës së tij. E akuzonte se e kishte ndarë nga gruaja

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja tronditëse që ndodhi sot në Pejë, ku djali vrau me thikë nënën e tij, duke i prerë kokën. Personat në foto, sipas medieve në Kosovë, janë pikërisht autori Urim Hyseni,(djali) dhe nëna e tij, Hyrije Hyseni.

Po sipas që raportojnë mediet në Kosovë, shkak i konfliktit është bërë mosmarrëveshja që djali kishte me nënën e tij prej disa kohësh. Ai e akuzonte nënën se ishte shkaktare për ndarjen nga gruaja.

Autori ishte i martuar me një grua nga Gjakova por për shkak se marrëdhënia mes tyre ishte rënduar, martesa kishte përfunduar me ndarje. Autori i ngjarjes makabre tashmë është arrestuar nga Policia.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *