E rëndë në Pogradec, tre burra rrahin një grua dhe i hedhin spraj në fytyrë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec ku tre burra kanë qëlluar me grushte një grua dhe i kanë hedhur sprajt në fytyrë.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se shtetasi Gledis Dikollari ka rënë në prangat e policisë, ndërsa dy të tjerët me ininciale N. Ç., 39 vjeç dhe E. Ç., 40 vjeç, janë shpallur në kërkim.

Fatmirësisht, mësohet se gruaja e cila u sulmua nga shtetasit e lartpërmendur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policise:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin G. D., 23 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec dhe shpallën në kërkim shtetasit N. Ç., 39 vjeç dhe E. Ç., 40 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushte dhe i kanë hedhur në fytyrë, lëndë të dëmshme (sprajt), një shtetaseje, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *