E rëndë në Spanjë, nëna police vret vajzat se donin të kalonin Krishtlindjen me babain

Një tragjedi ka ndodhur në Spanjë, ku një nënë ka vrarë dy vajzat e saj në qytetin e Quintanar del Rey. Vajzat ishin 9 dhe 11 vjeç, ndërsa e ëma e tyre ishte agjente e Gardës Civile dhe i qëlloi të dyja me pistoletë. Një kolege e autores së krimit makabër zbuloi ngjarjes pasi shkoi në shtëpi e shqetësuar se gruaja kishte ditë pa shkuar në punë.

Gruaja kishte marrë kujdestarinë e vajzave të saj dhe ishte e gatshme t’i merrte ato e shkonin shumë larg. Në fakt, ajo kishte kërkuar transferimin 600 kilometra larg, në Andaluzi, dhe donte t’i fshihte nga babai i tyre. Për këtë arsye ajo kishte thënë vajzave që të mos i tregonin asgjë babait të tyre. Por të miturat donin të kalonin Krishtlindjet me babanë e tyre.

Pas lajmit babai iu drejtua një avokati për të kërkuar menjëherë kujdestarinë e përbashkët dhe ndalimin e planit të nënës, e cila mesa duket është hakmarë me të bijat.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *