E rëndë në Tiranë, 16 vjeçari humb jetën duke parë ndeshjen me shokët

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme kryeqytetin. Një 16-vjeçar ka humbur jetën teksa ishte duke parë një ndeshje basketboll-i me bashkëmoshatarët e tij.

Përmes një njoftimi zyrtar, policia bën me dije se i riu ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në fushë, dhe më pas ka ndërruar jetë në spital. Burime për mediat bëjnë me dije se i ndjeri nuk kishte luajtur basketboll prej më shumë se një viti.

“Sot më datë 24.02.2024, rreth orës 15:00, te pallati i sportit “Asllan Rusi”, një 16-vjeçar duke parë një ndeshje basketbolli, ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në fushë, dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.

Paraprakisht dyshohet se 16-vjeçari ka pësuar arrest kardiak,” njofton policia.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *