Një 52-vjeçar nga Kuçova ka humbur jetën në spitalin e Traumës pas dhunës që iu ushtrua nga një 20-vjeçar. I riu, i identifikuar si Bjorsi Shushari, së bashku me babain e tij dhunuan Bicakun, pasi ky i fundit u ishte futur në oborrin e shtëpisë dhe po u vidhte pulat. Edhe pse është dërguar menjëherë në spitalin rajonal, e më pas është sjellë tek “Trauma” në Tiranë për mjekim më të specializuar, fatkeqësisht, Bicaku nuk i ka mbijetuar dot plagëve.
Pas disa ditësh mjekim në spital, mesditën e sotme 52-vjeçari ndërroi jetë.
Familja Brisku në lagjen “11 Janari” në Kuçovë ka hapur pasditen e sotme dyert e mortit, në pritje të trupit të viktimës, ndërkohë që në banesën Shushari është shoqëruar nga Policia e Shtetit. Familjarët e viktimës Lefter Brisku kërkojnë drejtësi për 52-vjeçarin, që sipas tyre u masakrua në mënyrë barbare nga i riu për dy pula.