I vetmi i shpëtuar nga vagoni i parë, mjekët po bëjnë gjithçka të mbajnë në jetë 20 vjeçarin

20-vjeçari Gerasimos-Iason Georgiadis , ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin grek pasi shpëtoi nga përplasja tragjike e dy trenave në Tempa të Greqisë.

Mësohet se i riu është i vetmi i mbijetuar nga vagoni i parë i pasagjerëve që u përplas me atë të mallrave. Megjithatë ky i fundit ndodhet në gjendje kritike për jetën. Deri më tani ka bërë dy operacione ndërsa mjekët nuk heqin dorë nga përpjekjet për ta shpëtuar.

Ministria e Jashtme ka identifikuar 4 viktima me origjinë shqiptare në radhët e aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi që ndodhi të martën. Bëhet fjalë për Ifigjenia Mickën, Pavlin Bozon, Joanis Xhollas dhe Klaudia Latën.

Përplasja fatale shkaktoi 57 viktima (55 të identifikuar) ndërsa ende ndihet dhimbja e madhe për jetët e humbura nga aksidenti tragjik në Greqi. Ditën e sotme janë përcjellë në banesën e fundit disa prej viktimave.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *