E rrihte burri, 23 vjeçarja në Cërrik ankohet por e dhunon edhe babai i saj

Një 23-vjeçare është dhunuar mesditën e sotme nga bashkëshorti dhe babai i saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Cërrik ku mësohet se autorë janë O. Gj., 26 vjeç dhe S. S., 56 vjeç. Të dy së bashku kanë dhunuar 23-vjeçaren, për motive që ende nuk dihen.

Për pasojë bashkëshorti dhe babai i 23-vjeçares janë arrestuar, e ndërsa kjo e fundit është pajisur me urdhër mbrojtje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasit O. Gj., 26 vjeç, banues në fshatin Mollas dhe S. S., 56 vjeç, banues në Shushicë (bashkëshorti dhe babai i një 23-vjeçareje), pasi kanë ushtruar dhunë ndaj 23-vjeçares, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *