E shkuara e errët e Altin Çokut, lidhja intime me kushërirën dhe tentativa për vrasje

Altin Çoku personi që çoi drejt vetëvrasjes Sibela Abedinin, nënë e një vajze 2 vjeçe, rezulton të ketë një të shkuar të errët, duke nisur nga marrëdhëniet intime me kushëriren deri te tenativa për vrasje ndaj kushëririt te tij.

Rreth 15 vite më parë, Altin Çoku kishte lidhje intime me kushëriren e tij 18-vjeçare (vajzë daje).  Por kur kushërira e tij vendosi që të ndaheshin, Çoku nuk e pranoi vendimin e kushërirës me të cilën kishte lidhje intime.

Për ta mbajtur pranë tij kushërirën, Altin Çoku e kërcënonte duke i thënë se do i bënte keq asaj dhe vëllai të vogël të saj 15-vjeçar (djalë daje). Gazetari Spartak Koka zbuloi në emisionin Uniko lidhur me rastin e Altin Çokut se ky i fundit i bëri realitet kërcënimet e tij.

Në vitin 2010, Altin Çoku tentoi të vriste kushëririn e tij  (djali i dajës)15 vjeç, i cili ishte duke mbledhur kanaçe në qytetin e Laçit. Altin Çoku  mori  një shishe me lëndë djegëse, ju afrua dhe e spërkati me të në trup, më pas i vendosi flakën me shkrepëse. Pastaj u largua.

Për fat të mire 15-vjeçari u shpëtua nga dy banorë të zonës, të cilës i hoqën rrobat dhe e dërguan në spital për ndihmë mjekësore. Sakaq i mituri pesoi djegie të rënda në masën 25%.

Prokuroria e Kurbinit e hetoi ngjarjen në atë kohë dhe nxorri para përgjegjësi Altin Çokun si autor të vrasjes së të miturit të mbetur në tentativë. Mirëpo një raport i ekspertizës mjeko-ligjore e nxorri Altin Çokun me prapambetje mendore të moderuar dhe çrregullime të sjelljes, e që në kohën kur bëri veprën penale ishte i papërgjegjshëm për veprimet e tij. Ndaj Altin Çokut u vendos mjekim i detyruar ambulator, duke shpëtuar nga dënimi me burg.

© Video Credits: Tv Klan

Rasti i Sibeles

Sibela Abedini i ka dha fund jetës 3  ditë më parë në Kamzë, duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte me qira. Ajo ishte nëna e një vajze dy vjeçe, e cila tashmë ka mbetur e vetme, për shkak se nëna zgjodhi të vetëvritej nga bullizimi në Tik Tok.

E reja ishte e martuar në Kosovë dhe prej dy vitesh ishte bërë nënë, por marrëdhënia e tyre ishte në krizë dhe 27 vjeçarja kishte ardhur të jetonte pranë familjes së saj në Kamzë.

Këtu, shtetësja me inicialet S.A ishte njohur me personazhin e Tik Tok-ut, shtetasin Altin Çoku me të cilin kishte kaluar dhe një natë në hotel, sipas deklarimeve të këtij të fundit. Gjatë kohës që qëndronin bashkë, ata kishin shkrepur dhe një fotografi që ishte publikuar në rrjetet sociale.

Vajza qe u vetevra ne Kamze - Altin Çoku
Vajza qe u vetevra ne Kamze – Altin Çoku

Është pikërisht kjo fotografi e publikuar në Tik Tok me komente nga më denigrueset nga llogari false, që ka bërë që vajza S.A të ndërmerrte aktin tragjik të vetëvrasjes, në kushte të rënduara psikologjike.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *