E trishtë, çfarë ka mbetur nga pallati që u përpi nga flaket te ish-Parku i Autobusëve

Gjithçka shkrumb e hi është ajo se çfarë ka mbetur pas nga pallati që u përfshi nga flakët këtë mesditë në ish-Parkun e Autobusëve.

Siç duket edhe në pamje dëmet si pasojë e zjarrit të rënë janë të konsiderueshme.  Fatmirësisht nuk pati viktima, ndërsa shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura.

Pas disa orë punë intensive, forcat zjarrfikëse arritën të shuanin zjarrin,  puna e të cilëve hasi vështirësi pasi flakët u përhapën edhe në katet e tjera të pallatit.

Shkëlqim Goxhaj, kreu i Shërbimit Zjarrfikës të Tiranës, dha më herët detaje për zjarrin që ndodhi në zonën mes “Vasil Shantos” dhe “Ish-parkut të autobusëve”. Ai tha se materiali i fasadës ka favorizuar përhapjen e zjarrit.

Ndryshe nga njoftimi që dha Policia e Tiranës në informacionin paraprak, Goxhaj zbuloi se zjarri ka qenë në momentet e para në katin e dytë të pallatit dhe në tarracë.

Këtu, tha ai, ka nevojë për hetime pasi duhet të shihet nëse zjarri ka rënë fillimisht në katin e dytë dhe ka shkuar në tarracë apo ka qenë e kundërta.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *