Një ngjaje e trishtë është shënuar në qytetin e Korçës këtë të hënë. Një burrë 64 vjeçar, i cili jetonte me nënën e tij në një apartament në lagjen nr 4. u gjet i pajetë.
Gruaja e moshuar ishte e paralizuar dhe nuk mund të lëvizte prandaj ajo nuk ka mundur të bëjë asgjë për t’i ardhur në ndihmë të birit. Kur kanë mbërritur forcat zjarrfikëse janë futur nga dritarja për të hapur derën e cila ishte e bllokuar. Ata kanë gjetur 64 vjeçarin e pajetë dhe nënën e tij duke qarë, pasi nuk mund të bënte asnjë lëvizje.
Identiteti i burrit ende nuk bëhet i ditur dhe pritet njoftimi zyrtar.