Samiti i BE në Tiranë, aeroporti i Rinasit bën njoftimin e rëndësishëm për udhëtarët

Nesër do të mbahet samiti i BE-Ballkanit Perëndimor dhe në Tiranë që sot nisën masat e marra, që nga bllokimi i rrugëve dhe deri tek mbyllja e disa bizneseve përgjatë bulevardit. Nga ky event i rëndësishëm politik edhe aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton të gjithë pasagjerët, të cilët kanë për të udhëtuar nga Rinasi në datë 6 dhjetor, të jenë në aeroport 4 orë para fluturimit të tyre.

“TIA njofton që të gjithë pasagjerët të cilët kanë për të udhëtuar nga TIA në datë 6 dhjetor, janë të lutur që të jenë në aeroport 4 orë para fluturimit të tyre për shkak të masave të marra per samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Kjo prezencë kërkohet në mënyrë që pasagjerët mos të rrezikojnë humbjen e fluturimit të tyre”, shkruhet në njoftimin e TIA.

Theksojmë se ditën e nesërme në Tiranë do të mbahet samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor, ku liderët europianë do të vijnë në kryeqytet. Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për mbarëvjatjen e këtij samiti, duke shtuar dhe përforcuar masat e sigurisë. Ndërkohë sot në mesditë fillon dhe bllokimi i disa akeseve kryesore.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *