E zhdukur që prej marsit, gjendet në Shqipëri 48-vjeçarja greke

Irini Papagelou, 48-vjeçarja me origjinë greke është gjetur në Shqipëri pasi ishte zhdukur që në muajin mars.

Mediet greke raportojnë se Papgelou u gjet ditën e shtunë në Shqipëri pasi kishte humbur që që fillim të marsit nga Neochori i Haldikit, ku është parë për herë të fundit. Autoritetet shqiptare njoftuan ato greke se pas një sinjalizimi nga Interpol për 48-vjeçaren, ajo ishte gjetur në Shqipëri.

Ajo u dërgua menjëherë në kufirin me Greqinë dhe iu dorëzua autoriteteve greke, ku më pas u bashkua me të afërmit e saj. Irini Papangelou, 48 vjeç nga Neochori, Halkidiki, kishte gjetur strehë në një shtëpi të braktisur në një mal në Ierissos muajt e fundit.

Gruaja, e cila vuante nga një problem shëndetësor, duket se është zhdukur në fillim të marsit nga e njëjta zonë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *