Edhe vajzat shpërndarëse droge, 22 vjeçarja në Vlorë kapet në flagrancë me doza kanabisi

Një 22 vjeçare nga Vlora u kap në flagrancë nga policia teksa drejtonte një automjet ku mbante sasi kanabisi të ndarë në doza, me qëllim shitjen. Policia gjatë kontrollit në banesën e saj gjeti dhe një peshore elektronike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasen G. M., 22 vjeçe, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Q., 20 vjeç, të dy banues në Vlorë.

“Shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll automjetin me drejtuese 22-vjeçaren dhe ku ishte pasagjer shtetasi E. Q. Gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza, të gatshme për shitje, si dhe u konstatua 20-vjeçari me një sasi të vogël lënde narkotike.

Në vijim të veprimeve procedurale, u ushtrua kontroll në banesën e shtetases G. M., ku u gjet një peshore elektronike që i shërbente veprimtarisë kriminale të ndarjes së lëndës narkotike në doza, me qëllim shitjen”.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *