Shoferja përplas 16 vjeçarin në Korçë, niset me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë, pranë unazës së qytetit. Paraprakisht bëhet me dije se një automjet me drejtuese shtetasen M. H., ka aksidentuar një këmbësor rreth 16 vjeç.

Adoleshenti është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

“Më datë 18.02.2023, rreth orës 14:00, në lagjen nr. 6, Korçë, pranë unazës së qytetit, automjeti tip “Citroen”, me drejtuese shtetasen M. H., ka aksidentuar një këmbësor rreth 16 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, njofton Policia.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *