“Edhe vajzën e madhe e martoi me detyrim”. Dëshmitë për Pëllumb Metën: Ishte autoritar

Duket se martesa me detyrim ka qenë traditë në familjen e Pëllumb Metës, i cili u gjet i vrarë sot në Shënvlash.

Fqinjët e familjes  deklarojnë se 50-vjeçari i ndjerë edhe vajzën e madhe e kishte martuar pa dëshirën e saj.  Ata kanë treguar se viktima disa vite më parë kishte martuar me zor edhe vajzën e tij të madhe, në Derven të Krujës.

Pëllumb Meta dyshohet se ka pasur të njëjtin plan edhe për 19-vjeçaren Hygerta, studente në Fakultetin e Ekonomisë, të cilën donte ta fejonte pa dëshirë me emigrantin në Itali. Por 19-vjeçarja e ka refuzuar duke mos pranuar, pasi sipas dëshmisë së saj, dëshironte të vazhdonte studimet dhe të ndiqte ëndrrat e saj.

Ndërkohë një fqinj ka deklaruar se: “Nuk kemi dëgjuar asnjë të shtëna me armë zjarri. Dyshojmë se mund të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë në krim”, duke shtuar se dijeni për ngjarjen ka marrë vetëm 3 ditë pas zhdukjes së viktimës.

Gjithashtu edhe gruaja e viktimës ka dëshmuar para hetuesve se 50-vjeçari ka qenë autoritar dhe të gjitha vendimet i merrte pa pyetur askënd.

Vajza sot është rikthyer në vendin e krimit me policët. Ajo tregon se kishte planifikuar dy mundësi ose do të vriste babanë ose do të arratisej nga shtëpia.

Kishim pothuajse përditë konflikte dhe përplasje. Më tha që kjo punë është vendosur, do fejohesh me atë që të them unë dhe pikë. Babain e vrava se donte të më martonte me dikë që unë as nuk e doja. Kishim pothuajse përditë konflikte dhe përplasje. Më tha që kjo punë është vendosur, do fejohesh me atë që të them unë dhe pikë. Unë planifikova se si mund të shpëtoja nga kjo fejesë. E vetmja mënyrë ishte ose të arratisesha nga shtëpia ose të vrisja babain”, mësohet të ketë deklaruar ajo.

19-vjeçarja u tha gjithashtu hetuesve se në ditën e vrasjes babë e bijë ishin vetëm në shtëpi dhe mohoi ta ketë ndihmuar dikush tjetër.

“Një ditë nisëm të debatonim prap kur ishim në shtëpi. Nëna ishte në arë. Mora pistoletën dhe e qëllova. Më pas kisha frikë mos më fusnin në burg dhe mendova të fshihja trupin e babait. Pasi e varrosa në afërsi të banesës mendova se edhe policia e besoi se ai ishte zhdukur. Unë e kam kryer e vetme krimin, nuk më ka ndihmuar askush”, ka thënë ajo.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *