Elbasan, merret vendimi për dy rojet që përdhunuan 31 vjeçarin me probleme mendore

Gjykata e Elbasanit ka vendosur arrest shtepie për Rexhep Ballën dhe burg pa afat për B. Jolla, dy rojet e një biznesi privat në Elbasan të cilët akuzohen për përdhunimin e një 31 vjeçari me probleme mendore.

Shtetasi B.Jolla ka pranuar pjesërisht fajin duke deklaruar se e kane zhveshur 31 vjeçarin. Megjithatë ekspertiza mjekoligjore vërtetoi se 31 vjeçari është përdhunuar.

Ndërkohë mbrojtja e shtetasit R.Balla ka paraqitur alibinë, sipas së cilës personi i dyshuar nuk ka qenë fare i pranishëm në vendin e ngjarjes në kohën kur pretendohet nga akuza.

Pritet që alibia të cilën mbrojtja e pretendon se e ka të dokumentuar me pamje filmike të vërtetohet nga hetimet e organit të akuzës.

Denoncimi për përdhunimin e 31 vjeçarit u bë nga e ëma e tij e cila posedon një bar kafe pranë subjektit që dy të akuzuarit punonin si roje.

Herë herë djali shkonte në vendin e rojës dhe dërgonte kafenë, aty ku mendohet se ka ndodhur edhe akti. Mjekësia ligjore konfirmon abuzimin seksual ndaj 31 vjeçarit me probleme të shëndetit mendor. Do të jenë hetimet e mëtejshme që do të vërtetojnë kush janë autorët.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *