Elhaida Dani reagon pasi “u kryqëzua” për lidhjen me balerinin: Para se të nisja lidhjen, i kemi sqaruar të gjitha

Këngëtarja Elhaida Dani ka reaguar për herë të parë pas komenteve negative në rrjetet sociale, ku njerëzit nuk lanë fjalë pa i thënë, pasi ajo bëri publike lidhjen me balerinin Ledian Agalliaj.

Dani shkruan se e kupton që shumë njerëz mund të jenë mërzitur, por ajo nuk ka thyer asnjë kod moral, pasi marrëdhënia e mëparshme e Ledit është sqaruar paa se ata të nisnin lidhjen, por për këtë siç thotë ajo, i takon dikujt tjetër të flasë.

“Nga reagimet tuaja kuptova që veprimet tona mund të jenë dukur të nxituara, pasi kanë shkaktuar indinjatë duke konsideruar disa rrethana, të cilat ne i kemi sqaruar para se kjo marrëdhënie të niste. Më besoni që unë nuk kam thyer asnjë kod, qoftë edhe moral, por nuk jam unë personi që duhet t’i sqarojë mirë për publikun”, është shprehur ndër të tjera këngëtarja.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *