Elia Zaharia reagon për herë të parë pas videos së dhunës: “U ktheva në shtëpi dhe e gjeta duke dhunuar tim atë”

Ish-bashkëshortja e Princ Lekës, Elia Zaharia, ka reaguar për emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku shihet teksa konfliktohet me ish-burrin e saj.

Artisja shprehet se kjo është një situatë e vështirë për të dhe familjen e saj ndërsa shtoi se Leka është përpjekur t’i dhunojë të atin.

Mes tjerash ajo nënvizon se konflikti nuk ka të bëjë me të.

“Është situatë e vështirë për mua dhe familjen time pasi nuk është e lehtë të kthehem në shtëpi dhe të gjejë Lekën që përpiqet të dhunojë babanë timë 73-vjeçar. Konflikti nuk ka të bëjë absolutisht me mua, përveçse u përpoqa ta ndaloj”- është shprehur Zaharia.

Avokati i Princ Lekës, Aranit Roshi tha se shkaku i konflikti të princit me ish-vjehrrin e tij ka qenë shumë banal pasi ai ka shkuar të takojë të bijën në rezidencën mbretërore dhe është përballur me një sjellje armiqësorë nga i fundit.

Ai sqaroi se në bazë të marrëveshjes që ishte bërë mes ish-çiftit pas divorcit ishte vendosur që Elia të jetonte në rezidencë, derisa një apartament që princi kishte blerë për të, të arredohej.

Por pas ngjarjes së  fundit, vendimi i princit është që ish-bashkëshortja duhet të largohet menjëherë nga rezidenca mbretërore.

“Në pjesën e marrëveshjes thuhet se Elia do jetojë në atë rezidencë derisa një apartament që princi ka blerë për të arredohet. Derisa situata arriti në këtë pikë, do ishte e arsyeshme që të largohet. Duhet të largohet, nuk e meriton më që të jetojë aty, kështu vlerëson Princi Leka”, tha avokati.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *