Mbrëmjen e djeshme ishte nata finale e Festivalit të Këngës, ku juria zgjodhi si këngë fituese ‘Evita’ nga Elsa Lila, ndërsa në vend të dytë Albina Kelmendi dhe familjen e saj. Mirëpo, në fund, Arbana Osmani bëri të ditur se votat e publikut kanë vendosur se Shqipërinë do ta përfaqësojë në Eurovizion, Albina me familjen e saj me këngën ‘Duje’.
Kjo zgjedhje, ka zhgënjyer jashtë mase artisten Elsa Lila. Portali ‘Kryefjala’ shkruan se Elsa nuk ka pranuar ta marrë kupën e çmimit të parë të Festivalit, duke ja lënë produksionit, si shenjë revolte se përse nuk u zgjodh dhe për çmimin e publikut.
Deri tani ende nuk ka një reagim nga Elsa lidhur me këtë lajm.