Emrat/ Berat, dy të rinj përdhunojnë dy motrat, njëra prej tyre minorene

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Beratit pasi akuzohen se kanë përdhunuar dy vajza, të cilat janë motra.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Ardit Nano 33 vjeç dhe Andon Shoshari 20 vjeç. Personat në fjalë dyshohen se kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me 2 shtetase 19 dhe 16 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat vunë në pranga shtetasit A. N., 33 vjeç dhe A. Sh., 20 vjeç, të dy banues në Berat, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me 2 shtetase 19 dhe 16 vjeçe”, njofton policia.

Bëhet me dije se ngjarja e rëndë është shënuar më 7 dhjetor. Vajzat kanë qenë të friksuara dhe nuk kanë bërë kallëzim në polici. Më pas burri i njërës prej vajzave që ra pre e këtij akti të sëmurë, ka shkuar dhe ka bërë denoncimin në polici. Mjekësia ligjore ka vërtetuar aktin e rëndë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *