EMRI/ Kush është shqiptari që u vra në Itali, identifikohet edhe autori! Shkak pazaret e drogës

Personi që shihni më sipër është Mikea Zaka, shqiptari 23-vjeçar i arrestuar si autor i ngjarjes mbrëmjen e së shtunës në “Shake bar” në via Aldo Moro në Frosinone që i kushtoi jetën bashkatdhetarit Kasmi Kasen, 27 vjeç, i njohur ndryshe me emrin Carletto, dhe la të plagosur tre të tjerë, gjithashtu shqiptarë.

Mediet italiane raportojnë se i vdekuri dhe një nga të plagosurit janë vëllezër, e po ashtu edhe dy të plagosurit e tjerë janë vëllezër me njëri-tjetrin.Policia ka ushtruar kontrolle në makinën “Lancia Y”, e cila me sa duket ishte përdorur nga i riu shqiptar për të vrarë Kasën në via Aldo Moro mbrëmjen e së shtunës.

Po ashtu, ai ka përdorur edhe një makinë e dytë. Në mbrëmje vonë, përgjatë lumit Cosa, pranë stacionit, u gjetën rrobat e lagura me gjak që vrasësi i dyshuar i hodhi gjatë arratisjes së tij.

Pas vrasjes dyshohet se qëndron lufta për menaxhimin e trafikut të drogës dhe prostitucionit. Ndërkohë kanë nisur hetimet të cilat do të duhet të sqarojnë dhe konstatojnë se çfarë çoi në fundin dramatik të mbrëmshëm.

Krimi i rëndë ndodhi në prani të shumë qytetarëve, mes adoleshentëve dhe familjeve me fëmijë. Prej mbrëmjes së djeshme në Frosinone, si në të gjithë provincën, ka rënë errësira. “E zeza e frikës”, shkruajnë mediat italiane.Në orën 11:00 u mblodh Komiteti i Rendit Publik në Prefekturë.

“Jam i shokuar”, ka qenë komenti i kryebashkiakut Riccardo Mastrangeli me të mbërritur në vendin e krimit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *