Eneda Tarifa dhe Gent Lasku nuk fshihen më, dalin publikisht si çift

Këngëtarja Eneda Tarifa nuk fshihet më dhe e shijon hapur lidhjen e re me ish-basketbollistin Gent Lasku. Në fotot e publikuara nga Panorama, dyshja shihen teksa nuk ngurrojnë që të dalin edhe publikisht së bashku. Një natë më parë ata kanë qenë të pranishëm në një aktivitet të organizuar nga FSHF dhe janë shfaqur çift.

Kjo është historia që Tarifa ka nisur pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, Erjon Zaloshnja, katër vite më parë. Dyshja u divorcuan, por vijojnë të kujdesen së bashku për vajzën e tyre.

Genti Lasku është i njohur për publikun si basketbollist profesionist, pasi ka luajtur për klubin e Tiranës në Superligën Shqiptare të Basketbollit si dhe Kombëtaren e Shqipërisë.

 

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *