Erdgys Arrazi të gjendje të RËNDË shëndetësore/ Çfarë po ndodh në burgun e Reçit?

Gazetari Klodian Zhivani ka dhënë detaje të reja në lidhje me hetimet mbi tragjedinë e ndodhur në Shkodër, ku Alma Arrazi u mbyt në lumin Buna, së bashku me 3 fëmijët e mitur.

Ai ka raportuar në emisionin “Breaking” në Top News, se grupi hetimor ka dyshime mbi kunatën e Almës, e cila mund të ketë dhënë një dëshmi të rreme. Për këtë arsye ajo do të pyetet sërish, teksa pritet që të pyetet edhe e reja që pretendohet se kishte lidhje me Ergys Arrazin.

Për këtë të fundit, gazetari tha se ndodhet në burgun e Reçit, por në gjendje aspak të mirë psikologjike.

“Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e kësaj ngjarjeje Ka dyshime për vërtetësinë e deklaratës së kunatës të Alma Arrazit, prandaj Prokuroria ka kërkuar që ajo të merret sërish në pyetje. Pritet që sot ose nesër ajo të paraqitet në Prokurori. Po ashtu, pritet të merret në pyetje edhe një vajzë që pretendohet se ka qenë e dashura e Erdgys Arrazit.

Ndërkohë, ky i fundit ndodhet në burgin e Reçit, ku raportohet se po kalon një gjendje shumë të rëndë psikologjike dhe është nën mbikëqyrjen e doktorëve të burgut.”- tha gazetari.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *