Historia tragjike e një familjeje shqiptare në Volos, ku 50-vjeçari Fatmir Telallari vrau kunatin e tij pas dyshimeve se ky i fundit kishte abuzuar me vajzën e tij 18-vjeçare, ka qenë sot temë diskutimi në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24.
Halla e viktimës, Erjon Pelivanit, ka dhënë folur për emisionin, ku ka hedhur dritë më shumë mbi ngjarjen.
“Erjonin e kam nip, lajmin e vdekjes e mësova nga mediat se dëgjova lajemt teksea ishte në punë. Me motrën e Erjonit kam folur më parë por tani jo sepse nuk më del në telefon. Më tha që e vrau burri, kaq! Nu ke di si ndodhi ngjarja sepse unë jetoj këtu në Shqipëri, ata kanë kohë që janë në Greqi. Është ngjarje shumë e rëndë.
Elona kishte 10 vite që ishte martuar me Fatmirin. Ai kishte 3 vajza nga martesa e parë, dhe djalin e kishin bashkë. Edhe Elona ka qenë e martuar më parë dhe ka pasur një vajzë. Erjoni jetonte më larg Elonës, ishte i martuar me greke. Ka një fëmijë. E merrja në telefon dhe më thoshte: ‘jam larg me vëllain’. Kur vinte mbesa atje, flisja me Erjonin. Nuk e di mirë, por thonë se do të vijë trupi në Shqipëri.
Erjoni një djalë ka. Vëllai im jeton atje. Ishte me dokumente të rregullta. Vëllai është pak larg nga goca, rreth 30 minuta nga goca e tij. Erjoni jeton larg me greken. Se di se çfarë vendi jeton. Nuk është gjë e mirë kjo që ka ndodhur. S’më vjen mirë, nuk e di se si janë rrethanat. Ai është larg, habitem se si ka ndodhur.”- ka thënë ajo.