“Vajzat qajnë, thonë na mori lumi!” Flet vëllai i Fatmir Telallarit: Fola para 3 ditësh, e mora vesh nga…

Detaje dhe dëshmi të reja po zbardhen në lidhje me vrajsen e regjistruar pak ditë më parë ne Greqi ku 50-vjeçari shqiptar, Fatmir Tarellari vrau përdhunuesin e vajzës dhe kunatin e tij, Erjon Pelivanin.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe vëllai i 50-vjeçarit i cili ndodhet në burg. Tarellari është dorëzuar në polici pas ngjarjes duke rrëfyer aktin që kishte kyer para efektivëve të policisë.

Sipas dëshmisë së vëllait të 50-vjeçarit mësohet se vajzat janë në gjendje të rënduar emocionale dhe se me 18-vjeçaren nuk ka kontaktuar ende. Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur” vëllai i Fatmirit u shpreh se kishte kontaktuar me të tre ditë më parë dhe se gjendja e tij ishte e mirë.

“Ne kemi folur para tre ditësh me vëllanë. Gjendja ishte e mirë, nuk më tha ndonjë gjë. Për lajmin na morën në telefon nga Greqia. Unë nuk e besoja. Nuk e di! Nuk kam qenë atje, kam qenë në Shqipëri. Vajzat janë të trija në Greqi dhe jetojnë me babanë. Kjo ishte e vogla. Nuk kemi pasur kontakte pas ngjarjes, me mbesat fola. Vajzat qajnë, na mori lumi thonë… s’dinë çfarë të bëjnë. Vajza është 18 vjeç, nuk kam fol me të por me dy vajzat e mëdha. Vajza po rri në shtëpinë e saj që ka me qira. Mbesat kur fola ma thanë pak a shumë se çfarë kishte ndodhur. E vërteta nuk dihet”- u shpreh vëllai i 50-vjeçarit

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *