Bisedat e Whatsapp të 500 mijë shqiptarëve kanë rënë sërish në duart e hakerave. Lajmi është bërë i ditur nga eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço.
“504 mijë shqiptarëve përdorues të aplikacionit whatsup, po ju shiten në darkweb të gjitha komunikimet që kanë kryer gjatë vitit të kaluar. Një tjetër dëm katastrofik i privasisë…”, shkruan ai.
Ku lajm vjen një ditë pasi Cybernews konfirmoi se një grup i madh personash po reklamojnë në rrjet se kanë të dhënat e 500 milionë përdoruesve, mes të cilëve kishte edhe nga Shqipëria. Por sot Karamuço bëri të ditur se bëhet fjalë për rreth 500 mijë përdorues, që mund t’ju nxirren bisedat.
Sigurisht që jo kushdo mund të futet në program, por nuk dihet se sa mund të paguajnë dhe sa mund të lehtësohet aksesi.