Fakulteti Bujqësor në Korçë plot me studentë,e zgjodhën se u premtua mbështetje financiare por ja si qëndron e vërteta

Pas thuajse 15 vitesh që shënonte numër të ulët studentësh dhe që diskutohej çdo vit akademik për të pezulluar programet, këtë vit fakulteti bujqësor në Universitetin e Korçës, jo vetëm që ka plotësuar kuotat, por kërkesat po rezultojnë edhe më të larta.

Por cilat janë arsyet sipas dekanit të fakultetit bujqësor, për këto prurje të studentëve?

Ajo që pritej të ishte shtysë për regjistrimin e studentëve të rinj, që është mbështetja financiare më vlerën e pagës minimale në vend, duket se nuk ka funksionuar në regjistrimet e fakultetit bujqësor në Korçë, pasi sipas dekanit këtë mbështetje nuk do ta marrin të gjithë dhe ende nuk dihet se sa studentë mund ta përfitojnë.

Këtë fakt e konfirmon edhe një prej studentëve që specializimin e tij në fushat e bujqësisë e shikon si me perspektivë për të ardhmen e tij.

Së fundmi burime nga ministria e arsimit për Euronews Albania bëjnë me dije jo të gjithë studentët e regjistruar në këto programe studimi do të mbështeten ekonomikisht, por do të funksionojë me kuota.

Një fakt i tillë pranohet dhe nga dekani i fakultetit të bujqësisë në Korçë, i cili tregon se këtë mbështetje pritet ta marrin vetëm studentët me rezultate shumë të mira.

“Në fillim kështu e kemi kuptuar por tani po thuhet se nuk ka dalë udhëzimi përkatës por po thuhet se jo 100% do ta përfitojnë atë, ndihmën ekonomike do ta marrin vetëm ata që janë me rezultate shumë të mira. Nuk e dimë sa sepse do të ketë një shpërndarje të kuotave për çdo universitet dhe universitetet më vendim senati do ti shpërndaje ato drejt fakulteteve. Ne kemi kërkuar të jetë në proporcion me numrin e studentëve të regjistruar.

Në një bisedë që kemi pasur me rektorin jo 100% do ta përfitojnë atë. Studentët nuk e kanë pasur këtë informacion sepse u tha shumë më vonë sesa doli VKM,” – u shpreh Gjergji Mero, dekani i Fakultetit të Bujqësisë në Korçë.

Këtë vit akademik, universiteti “Fan Noli” në Korçë, regjistroi 530 studentë të rinj, shifër kjo 6 për qind më e lartë dhe viti i mëparshëm akademik.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *