Lajmi se ish-Kryeministri Fatos Nano ka qarkulluar të gjithë ditën në media.
Ai është paraqitur në spital të premten për shkak të një problemi në mushkëri por është jashtë rrezikut për jetën. Bëhet e ditur se ish-kryeministri vuan dhe nga diabeti.
Nuk është hera e parë që media të ndryshme kanë aluduar në momente të caktuara se ish-kryeministri është i sëmurë dhe ka cerozë në mushkëri. Në të gjitha rastet ky lajm është përgënjeshtruar në mos nga ai vetë, nga familjarët e tij (nga 2013 deri në 2022 një lajm i tillë ka qarkulluar disa herë).
Për pak javë, më 16 shtator, ish-kryeministri Fatos Nano feston 71-vjetorin e lindjes