Tronditëse/ Vajza nga Lushnja ishte rritur në jetimore, babai e përdhunoi sapo e mori në shtëpi

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja tronditëse e ndodhur në Finiq të Sarandës, një 25-vjeçare denoncoi babanë e saj për abuzim seksual të vazhdueshëm.

Bëhet fjalë për 57-vjeçarain Ramazan Rroko, me origjinë nga Lushnja. Rroko është i divorcuar dhe banonte me vajzën në fshatin Dërmish.

Vajza për 20 vjet ka jetuar në “shtëpinë e fëmijës” në Durrës. Por, prej 1 muaji kishte ikur nga shtëpia e fëmijës dhe ishte zhvendosur ne Dërmish. Mësohet se ka qenë e reja që e ka denoncuar në Komisariatin e Sarandës.

Policia ka vënë në pranga 57-vjeçarin dhe po kryen hetime të thelluara për rastin e rëndë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *