Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore, reagon Rama: Lutem për të!

Kryeministri Edi Rama ka reguar lidhur me Fatos Nanon, pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Kreu i qeverisë në një status në Facebook shkruan se lutet për liderin historik të Partisë Socialiste në këto orë të vështira të luftës për jetën.

Gjithashtu Rama i ka akorduar Nanos medaljen e mirënjohjes publike.

“LUTEM PËR FATOS NANON
Në këto orë të vështira të luftës për jetën, lideri historik i Partisë Socialiste dhe njeriu që vuajtjen e padrejtë të heqjes së lirisë e ktheu në burimin e një fryme liberale në udhëheqje, në një kohë kur Shqipëria përballej me shëmtinë e egër të një konflikti politik të nxitur nga shpirti i hakmarrjes, padijes, errësirës dhe me egërsinë e pakufishme të një kapërcimi të madh historik, nga izolimi i tejskajshëm komunist drejt demokracisë si sprovë e tejmundimshme, në një tokë të djegur prej zjarrit e hekurit të perandorive e regjimeve që pasuan njëri-tjetrin qysh prej pavarësimit të Shqipërisë, ku nuk u rrit dot kurrë shtati institucional i shtetit e ku liria e ardhur me furinë e zemëratës popullore solli bashkë me dritën e së ardhmes edhe plagët e tmerrshme të shkatërrimit të shumëçkaje në emër të luftës për demokraci, meriton sot lutjet tona dhe mirënjohjen tonë për gjithçka të mirë mundi t‘i japë vendit dhe shoqërisë në rolet e rënda që pati gjatë karrierës së tij me të përpjeta e të tatëpjeta të mundimshme”.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *