Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Greqi ku një 3-vjeçar ka humbur jetën duke ngrënë rrush.
Gjyshi i djalit duke folur për mediat tha se gjithçka ka ndodhur përballë dados që kujdesej për 3-vjeçarin dhe vëllain e tij të vogël, ndërkohë që fëmija nuk kishte probleme shëndetësore.
Ishte një fëmijë i fortë, i gjallë. Ai nuk kishte asnjë sëmundje apo probleme të tjera shëndetësore. Ishte më mirë se të gjithë. Ai ishte me vajzën që kujdesej për të dhe vëllain e tij të vogël sepse çerdhja është ende e mbyllur. Ai po hante rrush, nuk dimë gjë tjetër.
Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Meqenëse komisariati është afër shtëpisë sonë, djali im e kapi atë dhe e çoi në Polici në rast se dikush i bën diçka dhe e shpëton. Nuk e dinin dhe e futën në makinat e patrullës me sirena për ta çuar te mjeku. Bënë atë që mundën.
Por për fat të keq kur fëmija mbërriti në spital mjekët zbuluan se atij i kishte mbetur një kokërr rrushi në trake dhe kjo i kishte marrë jetën.