Pëllumb Meta 50-vjeç u vra nga tre fëmijët e tij dhe u gropos në kasollen e bagëtive pranë shtëpisë. Blerina Meta, bashkëshortja e viktimës, në një intervistë për Review në Euronews Albania, tha se ngjarja e rëndë ka ardhur si pasojë e dhunës së vazhdueshme fizike dhe psikologjike që bashkëshorti ushtronte ndaj saj dhe ndaj fëmijëve.
Ajo tregoi se ai nuk pranonte kurrë të komunikonte me fëmijët, por për çdo gjë iu thoshe do t’ju vras do ju djeg me benzinë.
Sipas saj vajzat janë rritur nën një trysni të jashtëzakonshme ku detyroheshin të mbanin kokën ulur dhe të mos flisnin as me komshinjtë. Madje ajo shton se ato nuk mund të shkonin as në dyqan për të blerë diçka. Duke qenë se ishte i dhunshëm dhe i armatosur, gruaja tha se të gjithë kishin frikë për jetën.
“Vajzat s’kanë guxuar të dalin një herë në vetëm. As në dyqan, asgjëkundi, njësoj si unë të shtypura. S’bëhet fjalë të flasin me komshinjtë, gjithmonë kur ecnin kokën përtokë. Shkonin vetëm në shkollë dhe në shtëpi. Tani me një njeri që të dhunon dhe të kërcënon për jetën, padyshim që kanë frikë dhe fëmijë. Ai kishte armë, pasi punonte roje, frikën ia kishim që të gjithë arriti kjo punë deri këtu. Një njeri që është agresiv, i dhunshëm, autoritar dhe i armatosur, është normale që ka frikën”, tha ajo.
Brikena Meta: Në radhë të parë dua t’ju them që jam shumë e rënduar nga ana psikologjike. Sa i përket pyetjes tuaj, dua të them që ka ndodhur një gjë shumë e tmerrshme.
Është diçka që ka ardhur si pasojë e një dhunë të vazhdueshme, qoftë fizike, qoftë psikologjike. Ishte një njeri shumë agresiv. Kërcënime për jetën si mua dhe fëmijët e mi.
Keni qenë në dijeni të këtij plani?
Brikena Meta: Jo. Unë dijë vetëm që dhuna ishte e pranishme në familjen time.
Jeni shqetësuar për mungesën e bashkëshortit?
Brikena Meta: Unë atë ditë nuk isha i shqetësuar, sepse im shoq punonte roje nate dhe nuk është se vinte çdo natë në shtëpi.
Kur filluat të shqetësoheshit?
Brikena Meta: Ditën e tretë në mos gaboj.
“Me mua ka pasur dhunë fizike. Që kur jam futur në atë derë trupi im më shumë rinte i nxirë se sa i bardhë”, tha ajo.
Bashkëshortja zbuloi dhe konfliktin e lindur mes babait dhe vajzës 19-vjeçare. Ajo tha se i ati donte ta fejonte me një person që vajza nuk e njihte. Ndërkohë që 19-vjeçarja e kundërshtonte katekorikisht pasi ishte një student ekselente dhe donte të arsimohej.
“Sa i përket fejesës është e vërtet që kishte shumë konflikt, pasi donte patjetër që të bëhej ajo fejesë. Ndërkohë që vajza nuk donte, pasi vazhdonte studimet e larta dhe nuk e njihte djalin, por nuk kishte as priioritet në këtë fazë të jetës që të fejohej, pasi është vetëm 19-vjeçe, në vitin e parë të shkollës së lartë. Ai ishte natyrë autoritare, ashtu ka qenë gjithmonë, unë s’guxoja dot të hapja gojën çfarëdo lloj vendimi që të merrte ai. Ashtu donte të vazhdonte dhe me fëmijët. Goca nuk e pranonte këtë dhe kjo zgjati shumë. Nuk e di pse donte ta fejonte, kur vajza mësonte dhe kishte mesatare 9.9.
Ajo kishte investuar te arsimi, por nuk e di pse babai donte që ajo ta merrte këtë kthesë. Unë nuk guxoja të thoja asnjë gjë pasi kisha vite që rrija aty e shtypur dhe e dhunuar. Ashtu donte t’I mbante dhe fëmijët”, tha ajo.
Ku keni qenë në datën 10 shkurt?
Blerina Meta : Unë kam qenë në shtëpi, sepse punoj me bujqësi dhe blegtori. Të shtunën jam marrë më mbjelljen e arës. Sidomos nga dreka e tutje, që është marrë parasysh kjo kohë.
Keni shkuar në shtëpi pas dreke?
Blerina Meta : Jo nga dreka kam dalë në shtëpi.
Kur jeni kthyer si i keni parë femijët, cfarë keni arritur të kuptoni ?
Blerina Meta: Nuk më kanë thënë gjë fëmijët. Nuk më kanë treguar