Kishte lënë takim “romantik” me 17 vjeçarin në pyll, zbulohet arsyeja e vrasjes së Bledar Dedjas

Policia italiane ka zbardhur vrasjen e veshur me mister të 39-vjeçarit shqiptar Bledar Dedja, i cili më 20 janar u gjet i pajetë pranë makinës së tij.

Sipas autoriteteve Dedja është vrarë me thikë nga një 17-vjeçar, me të cilin kishte shkuar për të kryer marrëdhënie seksuale me pagesë në zonën pyjore në Paderno del Grappa të Trevisos.39-vjeçari u godit të paktën 20 herë me thikë nga adoleshenti, njëra prej të cilave, ajo fatale, ishte marrë nga prapa, duke i shpuar mushkëritë dhe duke i shkaktuar gjakderdhje të madhe.

Policia mëngjesin e së premtes ka vënë në pranga 17-vjeçarin italian, banues në komunën e Pieve del Grappa.

Një jetë e dyfishtë

Dedja, i martuar me dy fëmijë të vegjël, sipas hetuesve ka takuar në vazhdimësi gra dhe të rinj për seks me pagesë. Në celular, hetuesit gjetën elementë që do të përfaqësonin prova të kontaktit mes Bledarit dhe autorit 17-vjeçar. Të dy kishin komunikuar dhe e kishin lënë që të takoheshin pikërisht në ditën kur Bledari u vra. Djali, pasi ka goditur për vdekje 39-vjeçarin, i cili u gjet 100 metra larg makinës me pantallonat dhe të brendshmet e ulura – me sa duket ka hequr qafe çelësat e makinës si dhe thikën me teh të paktën 20 cm të gjatë, të përdorur në krim. Ai gjithashtu ka zhdukur disa veshje që kishte veshur atë ditë, të cilat ndoshta ishin të lyera me gjak.

Takimi i parë

Takimi i parë mes 17-vjeçarit dhe shqiptarit është zhvilluar rreth një vit më parë në ambientet e punës së Bledarit gjatë një periudhe shkëmbimi eksperiencash shkollë – punë.Në atë periudhë, dyshohet se Bledari e ka bindur djalin të nisnin një marrëdhënie seksuale në këmbim të parave. Një nga hipotezat mbi të cilat po punon prokuroria është se 17-vjeçari mund të ketë dashur të ndërpresë atë lidhje, por Bledari, i njohur nga të rinjtë e zonës, të cilët edhe ai i frekuentonte me ngulm, nuk ka pranuar dhe ka tentuar gjithashtu për ta shantazhuar.Për këtë arsye 17-vjeçari dyshohet se është paraqitur në takim me thikë dhe i ka bërë të kuptojë shqiptarit se nuk ishte i disponueshëm për një lidhje tjetër. Debati ka agravuar në një konflikt fizik siç duket edhe nga goditjet e shumta sipërfaqësore që ka marrë viktima dhe nga plagët në duar, shenjë se Bledari ka tentuar të mbrohet.

Në atë moment, sipas rikonstruksionit të prokurorisë, shqiptari ka dalë nga makina dhe ka marrë goditjen me thikë pas shpine. Përfundimisht 17-vjeçari është larguar në këmbë nga vendi i krimit, por është kapur duke ecur nga kamerat e sigurisë në rrugë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *