“Fëmijët jetojnë me ish bashkëshorten”, Bes Kallaku konfirmon ndarjen nga Xhensila: Ishim si të huaj

Aktori i humorit Bes Kallaku ka konfirmuar ndarjen nga këngëtarja Xhenila Myrtezaj, me të cilën ka edhe dy fëmijë.

Ai ka zbuluar se fëmijët e tyre jetojnë me Xhensila Myrtezajn, të cilës iu është referuar si ish-bashkëshortja, duke zbuluar se janë divorcuar.

Aktori i humorit u shpreh se vajzën, Ajkën e shikon më shpesh, ndërsa djalin pak më rrallë. Ndërsa shtoi se me Xhensila Myrtezajn janë si dy të huaj.

“Kur isha këtë herë në Itali erdhi më mori dikush. Më pyeti se çfarë ke bërë, po fëmijët? Mirë i thashë, gocën e shoh më shpesh, djalin pak më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten, U mërzita sepse njeriu ndodhet me disa situata në jetë që nuk i ka pritur, është pak e vështirë. E rëndësishme është të jenë të mirë. Në shtëpi me nusen jemi të huaj. Rëndësi ka që të jenë mirë me shëndet”, u shpreh Bes Kallaku në “Ferma Vip”.

Çifti prej kohësh përflitej se i kishin dhënë fund martesës së tyre, por asnjëri nuk kishte reaguar publikisht për të mohuar apo konfirmuar thashethemet që qarkullonin rreth marrëdhënies së tyre.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *