Filo konfirmohet si kryebashkiak i Korçës, fillojnë festimet në qytet

Sotiraq Filo është rikonfirmuar sërish si kryebashkiak në Korçë, ndërsa Partia Socialiste merr kështu një tjetër bashki.

Kandidati socialist, Sotiraq Filo, ka arritur të marrë besimin e korçarëve për të tretën herë. Sipas informacioneve zyrtare të publikuara nga KQZ mësohet se Filo ka fituar me 20996 vota, përballë kandidates së koalicionit ” Bashkë Fitojmë”, Ledina Alolli e cila arriti të marë vetëm 13631 vota.

Menjëherë pas këtij rezultati festimet në Korçë kanë filluar, ndërkohë priten dhe fitoret e tjera në bashkitë e vendit ku procesi i numërimit është drejt fundit dhe Partia Socialiste është në avantazh.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *