Fletë-arresti GATI? Gazetari: Ilir Meta ka 4 ditë që nuk përgjigjet në telefon, nuk ndodhet në Shqipëri

I ftuar ditën e sotme në “Shqipëria Live” në Top Channel ka qenë gazetari Flogert Muça, i cili ka bërë disa deklarata të rënda drejtuar ish-Presidentit të vendit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.

Muça ka treguar se Meta e ka braktisur Shqipërinë, ka fikur telefonin dhe aktualisht në adresë të tij nga ana e SPAK është prerë një fletë-arresti.

“Ilir Metës i është revokuar viza nga SHBA së bashku me zonjën Kryemadhi. Në djenin time Meta ka mbi 3-4 ditë që nuk përgjigjet në telefon dhe nuk dihet ku është.

Ilir Meta bashkë me Monika Kryemadhin nuk ndodhet në Shqipëri. Mendohet që Krymadhi është në Gjermani kurse Meta nuk dihet ku ndodhet. Këtë e konfirmoi edhe vetë Berisha dje kur tha që nuk kishte komunikuar.

Ndaj zotit Meta është prerë fletë-arresti nga informacionet e mia jo zyrtarisht.”- tha për ‘Shqipëria Live’ Flogert Muça

Kujtojmë se Anila Hoxha gjithashtu ka bërë një deklaratë ditën e sotme, teksa ka shtuar se SPAK ka nisur hetimet për Ilir Metën.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *