Foto/ Aksident i rëndë në Pogradec, humb jetën një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pogradec, ku një person ka ndërruar jetë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:50 në aksin rrugor “Pogradec- Qafë Thanë”, pranë fshatit Memelisht, ku një automjet tip “Benz” me drejtues një 46-vjeçar është përplasur me automjetin tip “Citroen”.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Citroen” 58-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa 80-vjeçari Fillim Zeka si pasojë e plagëve ndërroi jetë. Shkaku i aksidentit dyshohet se ka qenë kalimi i “Benzit” në korsinë tjetër të rrugës, duke mos mbajtur krahun e duhur të lëvizjes, gjë e cila solli përplasjen fatale.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *