Për shkak të erërave të forta nga Saharaja në drejtim të veriut, pjesa jugore e Europës pritet të mbulohet nga sasi të mëdha pluhuri, ndërsa zonat që pritet të goditen me fortë janë Malta, Greqia si edhe Italia e jugut.
Nga ky fenomen është prekur edhe vendi ynë, ku ndonëse ishte parashikuar për reshje shiu, temperaturat kanë qëndruar të larta dhe ajri ka qenë i rënduar.
Sasia e pluhurit pritet të shtohet nga ora në orë dhe kulmi do të jetë gjatë pasdites së sotme. Gjithçka do të zgjasë deri ditën e nesërme, kur pritet edhe një permirësim i cilësisë së ajrit.
Sipas hartës të publikuar nga stacionet meteorologjike në rajon, i gjithë vendi do të mbulohet nga pluhuri, por dendësia do të jetë më e madhe në zonën e Lezhës për shkak edhe të relievit gjeografik të zonës.
Po ashtu, pluhuri saharian do të shtrihet edhe përgjatë bregdetit të jugut.