Nga Pogradeci në Lezhë, arrestohet 36-vjeçari i armatosur, plumbi në fole gati për qitje

Policia e Lezhës ka arrestuar një 36-vjeçar, i cili u kap i armatosur me pistoletë me fishek në fole, gati për qitje.

Në pranga ka rënë Xhon Sari, banues në Pogradec.

“Gjatë operacionit “Kalibri”, në rrugën e Kunes, Shëngjin, shërbimet e Policisë ndaluan për kontrolle, automjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin Xhon Sari. Nga kontrollet, këtij shtetasi iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, gati për qitje”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Më tej, nga kontrollet në një automjet tip “Golf”, në rrugën “Fran Ivanaj”, Shëngjin, gjithashtu në pronësi të këtij shtetasi, u gjetën 18 fishekë të tjerë.

Sari akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *